Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Futbolli në parainfrakt”, rrëfehet Tefik Osmani: Ja si i kaloj ditët në shtëpi

20:11 / March 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tefik Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tefik Osmani është nga ata që dinë të flasin në fushë dhe jashtë saj. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve tregon, se çdo të thotë për sportistin, izolimi në shtëpi. Dy fjalë për ditët e vështira, stërvitjen, gjobat si dhe një fjali për titullin kampion. 

Ditë të vështira po kalojmë, po Tefik Osmani çfarë po bën i izoluar në shtëpi?

Uroj që jo vetëm njerëzit e sportit, por gjithë shqiptarët ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Si të gjithë të tjerët edhe unë pranë familjes po qëndroj. Është shumë e vështirë për ne futbollistët nuk jemi mësuar të qëndrojmë këshu. Ama çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Po  kënaqen fëmijët. Jemi çdo moment me ta dhe po e shijoj në shtëpi. I kam zhvilluar të gjithë lojërat që kam bërë fëmijë me dy çunat e mi.

Si është pa futboll, kur dihet që ke një jetë që fusha e blertë është si shtëpi e dytë?

Për ne futbollistët thonë që vdesim dy herë. Një herë kur lë sportin dhe një herë kur të vjen nga Zoti. Mendoj që ky moment tani është sikur na ka rënë parainfrak, por ne nuk jemi dorëzuar edhe kemi lëvizur, brenda orareve që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë.

Thatë që pa futboll nuk rrihet, por në rastin më të mirë do të luhet në qershor-korrik?

Vetëm le të nisë të luhet sa më shpejt. Nuk ka rëndësi muaji. Në  Shqipëri janë kushtet në të gjitha stadiumet dhe mund të luash dhe ne orën 22:00.

Si po shkon stërvitja në kushtet e shtëpisë?

E thashë dhe më lart. Kam dalë nuk mund të rrijë një futbollist i mbyllur në shtëpi. Jam në një moshë që e kuptoj dhe vet për çfarë kam nevojë kam bërë vrapime dhe xhiro me biçikletë dhe menjëherë brenda rregullores se nuk i dihet mos më vjen ndonjë gjobë.

Po për titullin, më mirë në fushë, apo kampionati të ndalet në këtë moment?

Tiranën me sa e njoh unë nuk do të kenaqej asnjëherë me titullin në tavolinë. Por edhe po të vendosej kështu mendoj që e meriton. Me 9 pikë përpara nuk do të kundërshtonte njeri./PANORAMASPORT.AL

Parainfrakt tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portugali-Spanjë/ “La Roja” godet në minutën e parë shtesë, Merino gjen avantazhin

23:01 / July 6, 2026

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.