Futbolli është duke bërë përpjekjet maksimale për t’u rikthyer në fushë dhe për të dërguar deri në fund sezonin. Klubet kërkojnë të ndërpresin këtë periudhë pauzë për të miniminizuar dëmet ekonomike, ndërsa edhe lojtarët kërkojnë të vazhdojnë profesionin e pasionin e tyre. Mirëpo, futbolli pas kësaj ndërprerje, do të pësojë detyrimisht disa ndryshime.
Së fundmi, po përflitet se lojtarët nuk duhen lejuar të pështyjnë në fushë, pasi kjo është një mënyrë që rrezikon seriozisht përhapjen e koronavirusit. Ka qenë drejtori i komitetit të mjekëve në FIFA, Majkëll D’Hug, ai i cili propozon se për të ndaluar këtë veprim, atëherë në zbatim mund të hyjë ndëshkimi me karton të verdhë.
“Të pështyrit në fushë është diçka e zakonshme, por nuk është higjienike dhe është një mënyrë e mirë për të përhapur virusin. Kështu, kur të rinisë futbolli, mendoj se këtë duhet ta evitojmë në maksimum. Pyetja është a do të jetë e mundur. Ndoshta, në ndihmë mund të vijë ndëshkimi me karton të verdhë. Unë nuk jam pesimist për rifillimin e futbollit, por për momentin jam skeptik”, u shpreh Majkëll D’Hug.
