Destini Udogi, pjesë e Udinese, ka shkaktuar një aksident me makinë, për fat të mirë pa viktima, e nga i cili nuk ka pësuar edhe vetë dëme që mund të penalizonin karrierën e tij.
Raportohet se rreth orës 3 të mëngjesit, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka hyrë me makinë në lokal, duke shkatërruar tavolina, karrige e disa çadra të vendosura në pjesën e jashtme të tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk e ka çuar në spital dhe as nuk e ka arrestuar, duke kryer gjithsesi testet e alkoolit dhe kontrollet e rastit.