Kjo seancë plenare në Kuvend ka qenë e tensionuar mes replikave dhe debateve, kur nuk mungonin as fyerjet. Pikërisht për këtë ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur zërin.
“Të nderuar, do vijoja menjëherë me interpelancën por do thoja 2 fjalë. Nëse ka një gjë të shëmtuar këtu është sulmi personal që vjen nga kjo anë për zonja e gra. Nëse ka një turp është kjo gjë. Sinqerisht kur dëgjoj mos kalo këtu se vdes, po ju nga kaloni? Nga cila rrugë dhe pse duhet të vdesin ata që dëgjojnë dhe jo ju? Po me shalqirin patjetër, po kaq e thjeshtë është|.
