Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

G20 mblidhet me Ukrainën në krye të axhendës

22:35 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
00000000000000000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësit e G20-s janë mbledhur në Rio de Zhaneiro të Brazilit me Ukrainën në krye të agjendës së tyre. Në fjalimin e tij presidenti amerikan, Joe Biden e përmendi sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën.

Ai nuk e përmendi direkt vendimin për ta lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi, por mbështetja e tij mbetet e palëkundur edhe tani në fund të mandatit.

Joe Biden, President i SHBA-së: Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Secili në këtë tavolinë, sipas bindjes sime, duhet të veprojë njëlloj. Ne të gjithë duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave që janë duke gërryer sigurinë në botë.

Më herët gjatë ditës, Kremlini e akuzoi Bidenin se po synon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me heqjen e kufizimeve për raketat me rreze të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të NATO-s, kanë vendosur kufizime për distancës e përdorimit të armëve.

Në një linjë me kreun amerikan, kryeministri britanik Keir Starmer erdhi në samit me një mesazh të qartë, dyfishim i mbështetjes për Ukrainën që sipas tij është “e para” në axhendë.

Ndonëse i kritikuar për telefonatën e tij me presidentin rus Vladimir Putin, kancelari gjerman Olaf Scholz e mbrojti veprimin e tij dhe e quajti domosdoshmëri strategjike. Kancelari theksoi se me Putinin duhet përdorur gjuhë e qartë.

“Ai duhet t’i japë fund luftës, duhet të tërheqë trupat … duhen gjetur fjalë të qarta. Nga ana tjetër, prania e ushtarëve të Koresë së Veriut në front është e papranueshme,” tha Scholz.

Udhëheqësit e G20-s janë mbledhur në Muzeun e Artit Modern të Rio de Zhaneiros për dy ditë bisedime. Agjenda e tyre nënvizon edhe rizgjedhjen e Donald Trump, si president i ShBA-së.

Diskutimet e tyre për tregtinë, ndryshimet klimatike dhe sigurinë ndërkombëtare do të përballen me ndryshime të mprehta nga ShBA-ja. Trump-i premton se me marrjen e detyrës në janar do të vendosë tarifa ndëshkuese dhe do të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

G20 mblidhet ukrainen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.