Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) bënë thirrje për pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas në mënyrë që të lejohet dërgimi i ndihmës dhe të ndihmohet procesi i lirimit të pengjeve.
Pas takimit dyditor në Tokio, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmonin Rripin e Gazës, G7 përmes një deklarate të përbashkët tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.
Por, ministrat po ashtu theksuan nevojën për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
