Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

G7, vendet më të fuqishme të botës mblidhen në Gjermani

08:41 / June 27, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
62268031 403
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 u mblodhën në Alpet bavareze për samitin e tyre. Takimi zhvillohet nën përshtypjen e luftës në Ukrainë. Iniciativat e para mbështetëse për Kievin janë tashmë të njohura.

Në tre ditët e ardhshme, politika botërore do të zhvillohet përballë panoramës së Alpeve bavareze. Në Kështjellën Elmau filloi Samiti i shtatë vendeve industriale demokratike kryesore. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të G7 për takimin e tyre vjetor. Debatet do të fokusohen në situatën ekonomike botërore dhe politikën e sigurisë.

Gjatë samitit, në qendër të debateve do të jenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. Vendet e G7-ës pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Scholzi dëshiron të kërkojë mbështetjen e G7-ës për idenë e një “plani Marshall” për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Në sajë të një plani të tillë, Shtetet e Bashkuara ndihmuan midis viteve 1948 dhe 1952 Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane të ngriheshin përsëri në këmbë pas gjashtë viteve të luftës.

Në takimin e G7-ës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të arrijnë një marrëveshje në parim për propozimin e tyre për një kufi ndërkombëtar për çmimin e naftës ruse. Kjo synon ta detyrojë Rusinë ta shesë naftën e saj në të ardhmen me një çmim shumë më të ulët për blerësit e mëdhenj si India. Kjo mund të funksionojë në mënyrë që Perëndimi t’i lidhë shërbime të tilla si sigurimi i transportit të naftës me pajtueshmërinë me kufirin e çmimeve. Priten premtime konkrete financiare në luftën kundër urisë, e cila është veçanërisht e përhapur në Afrikën Lindore dhe që po përkeqësohet me rritjen e çmimit të drithit për shkak të luftës. Në Elmau do të diskutohet edhe për çmimet e larta të energjisë dhe për mbrojtjen e klimës.

Bideni për unitetin perëndimor

Samitit i parapriu një takim dypalësh midis Scholzit dhe Joe Bidenit. Presidenti amerikan me këtë rast nënvizoi partneritetin e ngushtë me Gjermaninë dhe kancelarin. “Ne jemi partnerët më të afërt”, tha Bideni. Ai siguroi gjithashtu se vendet e G7 do të mbeten të bashkuara përballë luftës ruse kundër Ukrainës. “Ne do të qëndrojmë së bashku”. Scholzi foli për një “mesazh të fortë”. Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë llogaritë gabim duke pritur përçarje në kampin perëndimor pas sulmit në Ukrainë, shtoi Biden. Presidenti amerikan e falenderoi vazhdimisht Scholzin për punën e tij që nga marrja e detyrës, pa dhënë detaje.

Biden njoftoi paraprakisht se vendet e G7 donin të shpallin në samitin e tyre një ndalim të importit të arit rus. Kjo do t’i privonte Rusisë dhjetëra miliarda dollarë të ardhura nga ky produkt i rëndësishëm eksporti. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha në një telefonatë me gazetarët se vendet e G7 do të shpallin zyrtarisht ndalimin e importeve të martën, ditën e fundit të samitit. “Kjo do ta izolojë më tej Rusinë nga ekonomia globale.” Ari është produkti i dytë më i rëndësishëm eksportues për Rusinë pas energjisë.

Pesë vende të ftuara në samitin e G7-ës

Përveç Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, G7 përfshin Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Japoninë. Përveç kësaj, po marrin pjesë në samit presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Scholzi ka ftuar gjithashtu pesë vende mysafire – demokraci nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut: Indinë, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Senegalin dhe Argjentinën. “Kuptimi ynë i demokracisë është shumë i kufizuar nëse fokusohemi vetëm në Perëndimin klasik,” shpjegoi Scholz për të justifikuar zgjedhjen e tij.

Takimi zhvillohet në një kështjellë të kthyer në hotel me pesë yje në malësinë bavareze Wetterstein. Për shkak të izolimit të tij në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, pranë kufirit me Austrinë, hoteli konsiderohet si vendi ideal për një takim të tillë. Vendi është i rrethuar me kilometra gardhesh të mbrojtura fort./DW

g7
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.