Flini me grim në fytyrë
Ky është po ashtu një gabim që shumica e femrave e aplikojnë. Ne e dimë se mund të lodheni ndonjëherë saqë nuk keni forcë t’i vishni as pizhamet e lë më të pastroni fytyrën, por kur të kuptoni dëmet që shkakton fjetja me grim në fytyrë, do ta mendoni dy herë këtë çështje.
Lëkura jonë punon përderisa në flemë gjumë, bëhet ripërterirja dhe riparimi i qelizave të lëkurës për të prodhuar produkte të reja e të shëndetshme që na ndihmojnë të dukemi të freskët dhe plot shkëlqim. Nëse keni grim në fytyrë, vështirë që qelizat të riparohen e rinovohen, andaj sigurohuni që ta pastroni mirë fytyrën para gjumit.
Pastruesi i grimit për sy
Nëse nuk hiqet tërësisht grimi nga sytë, atëherë ka gjasa që mbetjet e grimit të depërtojnë në folikulet e qerpikëve dhe të shkaktojnë infeksion të syrit, madje në disa raste mund të ju bien tërësisht. Andaj, përdorni ndonjë mbrojtës të mirë për sytë që është i dizajnuar veçanërisht për këtë zonë delikate dhe aplikojeni në mënyrë të sigurt dhe efikase.
Të harroni aplikimin e mbrojtjes kundër diellit
Të gjithë e dimë se duhet të aplikojmë krem me faktor mbrojtës nga diellii, por pse saktësisht? Duhet aplikuar çdo ditë këtë për të na mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. Këto janë forma të rrezatimit nga dielli që kanë një efekt në lëkurën tonë dhe mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme. Duke përdorur krem me faktor mbrojtës ju mbroni lëkurën nga rrezet e rrezikshme.
Produkte të gabuara për lëkurë të ndjeshme
Ne e dimë se lëkura e ndjeshme kap shumicën e njerëzve andaj edhe këto gabime bëhen nga nja numër i madh i popullatës. Duke përdorur produkte të gabuara në lëkurë të ndjeshme, kjo mund të rezultojë në gjendje të lëkurës si rosacea. Mos përdorni produkte që janë shumë të ashpra dhe që ndikojnë në ndjeshmërinë e lëkurës suaj.
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Një gjë tjetër që duhet ta bëjmë të gjithë është pirja e mjaftueshme e ujit. Uji mban lagështi në trup dhe mban lëkurën tuaj të hidratuar dhe në gjendje të mirë. Natyrisht, uji largon oreksin dhe ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat e tepërta. Përpiquni deri në gjashtë apo tetë gota ujë në ditë.
Mungesa e gjumit
Një nga sekretet më të mira kundër plakjes dhe një nga miqtë më të besueshëm, është gjumi i mirë gjatë natës. Brenda atyre orëve të çmuara në gjumë qelizat riparojnë dëmin, kështuqë është vitale! Mundohuni të flini mjaftueshëm, të merrni gjumin e bukurisë, me sasinë ideale 8 orë.
Dieta
Ajo që hamë mund të ketë ndikim në mënyrën se si lëkura jonë duket. Rekomandohet ushqim i shëndetshëm, një dietë e ekuilibruar që ndihmon në funksionimin e mirë të organeve si dhe për shëndet të mirë. Shkëlqimi dhe rrezatimi janë shenjë e qelizave të lumtura dhe të shëndetshme.