Ndaj çështjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe eurokomisionerja për Kulturën Mariya Gabriel, e cila thotë se nxit dialogun konstruktiv para se të ekzekutohet një vendim i pakthyeshëm.
“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse që të përfshihen në një dialog konstruktuiv me aktorët e trashëgimisë kulturore”, shkruan ajo në një postim në Twitter.
