Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

“Gafa e Kuvendit”/ Tavo sërish deputet: Ngatërrova emrin e babait

16:57 / March 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80dfa6f78f79ec150b80c330db5f0e51 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet me seriozitetin e duhur.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni.

Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentet e firmosura nga deputët në selitë respektive, ku nënshkruajnë lënien e mandateve, i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së.

Kështu, deputeti i LSI Vangjel Tavo, ka nënshkruar me dorën e tij emrin Vangjel Harallamb Tavo, mirëpo ky është një lapsus shpejtësie bërë nga deputeti.

Emri i babait të Vangjel Tavos, me dokumenta, është Llambi dhe jo Harallamb. Për rrjedhojë akti i dorëheqjes nga deputeti është i pavlefshëm.

Sqarimi i plotë:

Miq, sapo mësova nga media në lidhje me një shkelje të procedurave për verifikimin e gjeneraliteteve të personit tim, nga ana e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me dorëzimin e mandatit tim si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pashaportës. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me t’u kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit.

Por ndërkohë dua të denoncoj shkeljen e të gjitha procedurave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e dokumnetacionit që vërteton të dhënat e mia.
Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet aspak me seriozitetin e duhur.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një e nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni. Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentat e firmosura nga deputët i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së pa u verifikuar dhe ndjekur procedurat.

Unë e pranoj lapsusin për të cilin jam informuar nga media. I qëndroj absolutisht linjës opozitare për djegien e mandateve dhe sapo të kthehem në Shqipëri do firmos edhe njëherë dorëheqjen.

Por shikoni miq, ja ky është serioziteti i institucioneve tona. Askush nuk e verifikoi atë që unë kisha shkruar. Kjo është një shkelje e rëndë institucionale.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të përhershme.

Gjithmonë i juaji,

VT

deputet ëshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Njihuni me Arbër Gashin, deputetin shqiptar në parlamentin e Suedisë

14:20 / May 10, 2026

17 vite nga vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, djali i tij mesazh prekës: Sa herë shikoj qiellin, të shoh…

14:23 / May 3, 2026

Deputeti Agron Malaj u bën thirrje matjanëve: Dilni dhe votoni, është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë

11:50 / November 9, 2025

Morën peng 32-vjeçarin, kapet vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerë

12:57 / November 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.