Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gafa e Radhës /  Sali Berisha akuzon Veliajn se ka takuar 2 të vdekur para 100 vitesh: Gjurmët e ardhjes së tyre janë në TIMS

15:54 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Pas gafës së tre muajve më parë duke ngatërruar Veliajn me këngëtarin Joe Walsh, Berisha ka lëshuar një tjetër perlë live në konferencë për mediat sot. Berisha akuzoi Veliaj se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tossi dhe Bruno Presezzi.

“Franco Tossi dhe Bruno Presezzi dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet. Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS”, deklaroi Berisha.

Por mjafton një verifikim I thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi I tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

Franco Tossi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë, por emrat e kompanive të tyre të njohura. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vitesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij. Edhe Bruno Presezzi është ndërmarrje jo biznesmen. Biznesmeni e ka emrin Alberto Presezzi dhe është pronar i të dy kompanive, edhe Franco Tosit edhe Bruno Presezzit.

Ky ngatërrim ka shkaktuar shpërthime të shumta të humorit dhe diskutimeve në mediat sociale. Kjo ngjarje tregon se është e rëndësishme të verifikohen dhe të korrelohen informacionet para se të ngritën akuza të tilla të rëndësishme.

Edhe më herët Berisha është kthyer në meme. Gjatë fushatës Sali Berisha u përpoq të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran. Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk.

Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.