Pak ditë më parë, bënë bujë gafat e Dea Mishel Hoxhës, blogeres e cila ka deklaruar se ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8.
Një ndër gafat e saj ishte se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka lindur në vitin 1956, kur në fakt ka lindur në 1405-ën.
Në lidhje me këtë deklaratë ka pasur reagime të shumta dhe një ndër ta është dhe ai i ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Spoahiu tallet me blogeren, teksa thotë se lajmi i saj për ngjarjen e Skënderbeut ka zgjuar shpresat.
“Lajmi që Skënderbeu është gjallë, ka zgjuar shpresat për ndryshim në Shqipëri”, shkruan ai.