Ka kaluar në avantazh mjekja e njohur, Manjola Luku, ndaj 22-vjeçares Andia Ulliri. Të dyja kandidatet vazhdojnë të kryesojnë listën e PD-AN në qarkun e Durrësit, duke lënë pas emra të njohur të Partisë Demokratike.
Në 337 nga 481 qendra votimi të numëruara, Luku ka siguruar 5499 vota, ndërsa Ulliri 5390.
Pas tyre renditet Igli Cara, i ndjekur nga Ferdinand Xhaferraj, Rezart Tusha, Agron Duka, Merita Bakiu, ndërsa Edi Paloka ka marrë 2827 vota.