Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara në Universitetin e Tiranës, kriteret për fituesit e rinj në 6 fakultete

17:43 / March 14, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fakulteti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 36 programet e studimit të ciklit të parë, për të cilat do të mund të garojnë maturantët përgjatë këtij viti, për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të larta në një nga fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Programet e studimit të këtij institucioni të arsimit të lartë publik janë ndër më të preferuarat në radhët e maturantëve çdo vit. Pjesë e këtij universiteti janë gjashtë fakultete: Fakulteti i Drejtësisë ku do të garohet për një program studimi të nivelit të dytë të integruar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku do të garohet për 10 programe të ndryshme studimi të ciklit të parë, Fakulteti i Shkencave Sociale në të cilin gara do të zhvillohet në 6 degë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë me 5 programe studimi, Fakulteti i Ekonomisë me 4 programe studimi, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 8 programe studimi, si dhe Filiali i Sarandës me 2 programe studimi.

Për të hyrë në garë për vijimin e studimeve të larta për vitin e ri akademik 2022-2023 kriteri bazë që duhet të përmbushë secili aplikues është mesatarja minimale e shkollës së mesme e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërkohë që për të përzgjedhur fituesit të gjitha fakultetet kanë shpallur tashmë edhe kriteret e pranimit.

Sipas vendimit të marrë, Fakulteti i Ekonomisë ka vndosur që fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet vlerësimit të mesatares se shkollës së mesme, si dhe mesatares së lëndëve të përcaktuara prioritet nga ky fakultet. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore, do të përbëjë 50 për qind të vlerësimit final për maturantin. Ndërsa nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore) po ashtu përbën 50 për qind të vlerësimit final. Në listën e këtyre lëndëve përfshihen matematika, ekonomia, fizika dhe gjuha e huaj. Shumatorja e pikëve të siguruara nga këta të dy tregues përbën edhe rezultatin final që maturanti apo kandidati siguron në garën e pranimeve të këtij viti.

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë përzgjedhja e fituesve do të bëhet mbi bazën e dy kritereve që janë mesatarja e shkollës së mesme që vlerësohet me 80 për qind të ndikimit në rezultatin final që maturanti do të grumbullojë, si dhe mesatarja e provimeve të maturës shtetërore që vlerësohet me 20 për qind të ndikimit.

Për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në një kriter të vetëm që është mesatarja e studimeve të shkollës së mesme. Çka do të thotë se në këto degë do të përzgjidhen kandidatët me mesataren më të lartë referuar edhe numrit të kuotave të aprovuara për çdo program studimi.

Përzgjedhja e fituesve në degët e Fakultetit të Shkencave Sociale do bazohet në tre kritere, që janë: mesatarja e shkollës së mesme që vlerësohet me 40 për qind të ndikimit, ajo e provimeve të Maturës Shtetërore 2022 që vlerësohetr me 30 për qind, si dhe mesatarja e lëndëve prioritet që po ashtu vlerësohen me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Pikët e mbledhura nga secili kriter do të përbëjnë edhe rezultatin final të çdo maturani që konkuron për kuotat e miratuara në të gjitha programet e studimit të nivelit të parë “Bachelor” në degët e Shkencave Sociale që do të realizohen përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023.

Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë shpallja e fituesve do të përcaktohet nga vlerësimi i notës mesatare të gjitha viteve të shkollës së mesme  me 40 për qindtë vlerësimit, mesatares së të gjitha provimeve të maturës shtetërore që vlerësohen me 10 për qind, si dhe mesatares së lëndëve prefrenciale që vlerësohen me 50 për qind. Në listën e lëndëve prefrenciale për këtë fakultet përfshihen: Gjuhë shqipe, gjuhë e huaj e parë, letërsi, qytetari, histori, ekonomi, matematikë. Më shumë shanse për të qenë fitues në këtë program studimi kanë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollave të mesme të përgjithshme, seksioneve dygjuhëshe, etj, pasi këto profile shkollash vlerësohen me koeficientin maksimal 1.2, ndërsa profilet e shkollave profesionale vlerësohen me koeficientin 1.0.

Përzgjedhja e fituesve të rinj në Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të përcaktohet nga mesatarja e shkollës së mesme për të tëra vitet e studimit, përfshirë këtu edhe rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, si dhe nga mesatarja e lëndëve preferenciale të përcaktuara nga secila degë e këtij fakulteti.

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e arsimit të lartë, programet e ciklit të parë të studimit, referuar organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

PROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS:

  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Bioteknologji
  • Fizikë
  • Biologji
  • Kimi
  • Kimi Industriale e Mjedisore
  • Kimi dhe Teknologji Ushqimore
  • Informatikë
  • Matematikë
  • Inxhinieri Matematike dhe InformatikëPROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E EKONOMISË
  • Financë
  • Ekonomiks
  • Informatikë Ekonomike
  • Administrim BiznesiPROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË
  • Arkeologji
  • Gazetari
  • Histori
  • Gjuhë Letërsi
  • GjeografiPROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E DREJTËSISË
  • Studime të integruara në fushën e drejtësisë

PROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA

  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë Frënge
  • Gjuhë Gjermane
  • Gjuhë Italiane
  • Gjuhë Turke
  • Gjuhë Ruse
  • Gjuhë Spanjolle
  • Gjuhë Greke

PROGRAME TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE

  • Punë Sociale
  • Psikologji
  • Shkenca Politike
  • Administrim dhe Politikë Sociale
  • Filozofi
  • Sociologji7) Filiali Sarandë
  • Administrim Biznes

Gjuhë Angleze

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.