Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara për kreun e SPAK, flet Yuri Kim: Pse erdha këtu…kam mesazh të drejtpërdrejtë

15:33 / December 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
027ad3da 4b5d 4efa a746 92f8c2c7ca2d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka mbaruar intervistimi i tre kandidatëve për kreun e SPAK nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur pas vëzhgimit të saj në KLP, ndërsa ka theksuar se mesazhi i SHBA është i drejpërdrejtë “që reforma në Drjetësi të vijohet deri në fund”.

Mes të tjerash Yuri Kim theksoi se arsyeja e saj e vëzhgimit në KLP ishte pikërisht për të treguar rëndësinë e këtij momenti.

Në fund Yuri Kim tha se kandidatët janë të tre shumë të përgatitur, ndërsa theksoi se SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj të Reformës në Drjetësi.

“Është një moment i rëndësishëm për reformën në Drejtësi dhe SPAK. Erdha këtu për të thënë se ky është një moment i rëndësishëm. Çfarë është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë kush të votohet. Nuk ka mesazhe sekrete. SHBA është e drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Unë nuk jam person që i bën gjëra të buta. Unë them atë që nënkuptoj dhe përfaqësoj SHBA. Është një instrumet dhe prioritet i SHBA që reforma të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë shumë edhe qeveria e këtij vendi ka merita. Merita i shkon edhe opozitës dhe pjesë tjetër. Merita i shkon edhe të tjerëve edhe mediave apo qytetarëve. Puna e SHBA është që t’ju mbështes. Ju duhet të kërkoni ndryshimin dhe Reformën në Drejtësi. Njerëzit duhet të duan ndryshimin. Se pa njerëzit nuk zgjat ndryshimi. Kudo është e qartë se njerëzit kërkojnë ndryshim është çast i rëndësishëm.” Tha Yuri Kim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirëmëngjes” me sofrën e dialogut, Rama fton sërish studentët dhe protestuesit

08:30 / November 2, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.