Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK.
I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qenë kreu i ri i SPAK.
Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 18 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura.
Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.
