Sali Berisha me deputetët e Rithemelimit po shkojnë drejt një grupi të ri parlamentar, por siç pohoi, kjo lëvizje nuk është lëshim terreni për Lulzim Bashën i cili më 29 Korrik u kthye në krye të Partisë Demokratike Zyrtare.
“Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës, dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar. Lulzim Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama-Balla, Balla-Rama dhe që ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt”, tha Berisha. E ndërkohë që një garë e afërt politike është në prag. Zgjedhjet e pjesshme të Kukësit më 24 Shtator pritet të vendosin përballë kandidatët e Ramës, Berishës dhe të Bashës. Burime nga selia e këtij të fundit pohuan se do të kenë kandidatin e tyre.
