Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gati 5 emrat e parë për ‘Kushtetuesen’, KED përfundon procesin e intervistave

18:28 / August 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Sot janë intervistuar Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, ndërsa dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi.

Gjashtë kandidatët konkurrojnë për katër vende në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa KED do të njoftojë Kuvendin dhe Presidentin për plotësimin e dy vendeve të tjera vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të shpallura në datën 28.08.2018 dhe në datën 07.02.2018.

KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Në përfundim të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të secilit kandidat dhe të vlerësimit e të pikëzimit të tyre, do të thirret mbledhja e KED.

Pas miratimit, raporti i arsyetuar, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket vendimarrjes së KED lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ajo shtyhet për në një mbledhje tjetër, duke u dhënë mundësi kandidatëve të ankohen (nëse ka ankesa) pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

KED
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.