Gjenerali grek, Konstantinos Floros i ka dërguar sërish një mesazh provokues Turqisë, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të jenë të larta.
Gjenerali vizitoi Burgun Ushtarak në Kastanies Evros, i cili në vitin 2020 ishte vënë në qendër të trazirave me Turqinë.
Duke iu drejtuar oficerëve të Forcave të Armatosura, gjenerali Floros u shpreh: “Na thonë se jemi të parëndësishëm, por ne jemi një forcë e fortë ushtarake në rajon.”