Kryeministri Edi Rama ka lançuar në rrjetet sociale nismën e radhës të qeverisjes, “Gati për Shqipërinë”, ku fton të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta jashtë shtetit apo në Shqipëri dhe që kanë dëshirë të kontaktojnë me të, apo anëtarë të qeverisë për të kontribuar në Mandatin e Tretë.
“gatipërshqipërinë@kryeministria.al
Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.
