Nisma e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, “Gati për Shqipërinë” do të ketë tashmë platformën e posaçme ku të interesuarit mund të ndjekin procesin e seleksionimit dhe ndarjen sipas fushave të interesit.
Për disa sesione me radhë u zhvilluan dhe seanca dëgjimore me aplikantë shqiptarë nga e gjithë bota të cilët duan të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe duke informuar të gjithë ata që duan të na bashkohen në sfidën e Mandatit të Tretë, se tashmë aplikimet e të interesuarve për nismën #GATIPËRSHQIPËRINË🇦🇱 bëhen në platformën e posaçme ëëë.gatipershqiperine.al ku mund të ndiqet edhe ecuria e procesit të seleksionimit, me ndarjet sipas fushave të interesit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
