Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gati politika e re për tokën. Digjitalizimi i të gjitha kartelave të pasurive të paluajtshme

12:12 / June 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3930
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ofrimi i një politike të qartë për përdorimin e tokës, por njëkohësisht edhe sigurimi i transparencës apo efikasitetit të shërbimeve shtetërore të kadastrës, për investitorët dhe qytetarët, është një nga reformat që pritet të nisë së shpejti nga qeveria shqiptare.

Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027” të publikuar së fundmi për konsultim publik, synohet që të ndërhyhet në disa fusha të politikave, si në atë të biznesit, kapitalit njerëzor, digjitalizimit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe sundimit të ligjit.

Agjenda Kombëtare e Reformave parashikon që deri në qershor të vitit 2026, regjistrimi fillestar i pronave të jetë kryer në 95% të të gjitha zonave kadastrale. Po ashtu, pritet që të hartohet një politikë e re për tokën dhe të ndërmerren masat e nevojshme administrative, buxhetore dhe koordinuese, për fillimin e zbatimit të saj në vitin 2028. Detajet se çfarë do të përfshijë kjo politikë e re, ende nuk janë përcaktuar.

Deri në vitin 2027 do të digjitalizohen të gjitha kartelat e pasurive të paluajtshme që janë në letër, duke krijuar mundësinë që të aksesohen lehtësisht në mënyrë elektronike në platformat online. Për përfundimin e këtij procesi do të miratohet një udhërrëfyes gjithëpërfshirës, me qëllim që titujt e pronësisë në letër për pasuritë e paluajtshme dhe hartat kadastrale në të gjitha zonat kadastrale të digjiitalizohen, duke i dhënë përparësi zonave me rëndësi ekonomike dhe regjistrimi fillestar të përfundojë plotësisht.

Gjithashtu, do të miratohet një plan integriteti  për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në shërbimet e ofruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të tilla si regjistrimi i titujve të pronësisë, regjistrimi i të drejtave reale mbi pronën apo regjistrimi i detyrimeve apo lëshimi i vërtetimeve të ndryshme.

digjitalizimi tirananews.al toka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.