Riatdhesimit nga SHBA-të do të nisin të mërkurën, 6 maj, bëjën të ditur autoritetet. Itinerari do të jetë Nju Jork-Londër- Tiranë.
Ambasadorja jone ne SHBA, Floreta Luli Faber kujton gjithe studentet e interesuar te nxitojne per prenotimet, duke theksuar se ne te kundert, vendet do te vihen ne dispozicion te qytetareve qe jane ne liste pritjeje.
“Studentët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe mundet të kapin fluturimin e datës 6 maj nga NEW YORK, BOSTON, WASHINGTON DC, DALLAS (Teksas), apo SEATTLE, duhet të kontaktojnë menjëherë agjensinë e udhëtimit, sipas këtij njoftimi. Në se nuk ka më interes nga studentët (do mund të presim deri ditën e martë, 5 maj në mesditë EST time) vendet do i vëmë në dispozicion për qytetarët që janë në listë pritje. Në këtë moment kanë ngelur shumë pak vende të lira”, thekson ajo.
