Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gati sanksionet, BE ultimatum Serbisë për lojën e dyfishtë me Putinin

16:05 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet anëtare e Bashkimit Europian nuk janë unanime për të penalizuar apo”ndëshkuar” Serbinë lidhur me mosrreshtimin e saj me sanksionet e Bashkimit Europian për agresionin/luftën e Rusisë në Ukrainës. Burimet zyrtare të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për ABC, se një shumicë e gjerë shtetet anëtare kanë një qëndrim gjithnjë e më të rreptë ndaj Serbisë për shkak se vendi nuk i bashkohet sanksioneve që vetë këto vende kanë aprovuar për Rusinë.

Këto burime rikujtojnë, se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë dhe i kanë ofruar disa shanse që prej periudhës para-zgjedhore në Serbi e deri tani për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimi Europian në politikën e jashtme të kësaj organizate.

Ndaj Serbisë do i kërkohet tashmë hapur të tregojë se çfarë vlerash ndan me Bashkimin Europian dhe nëse është e gatshme që të ndjekë detyrimet e një shteti kandidat, që zhvillon aktualisht negociatat e anëtarësimit në BE.

Kjo është dhe arsyeja kryesore, për të cilën, kjo temë do të preket në samitin Komunitetit Politik Europian, së 6 tetorit në Pragë, që ka si fokus kryesor politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit europian, si dhe aspekte të tjera socio-ekonomike.

Por, Burimet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar, se në gjirin e 27 shteteve anëtare të BE-së nuk ka ende unanimitet për këto një penalizim tê mundshëm.

Të tjera burime diplomatike të BE-së kanë shpjeguar për ABC, se shkaku kryesor është se fokusi kryesor i shteteve anëtare të Bashkimit Europian përqëndrohet tashmë te kriza energjitike në Europë, që nxjerr si nevojë urgjente uljen e çmimit të faturave për konsumin e energjisë dhe gazit për qytetarët europianë, përmes disa opsioneve, për të cilat institucionet europiane dhe shtetet anëtare të BE-së kanë përplasje midis tyre dhe nuk po bien ende dakort.

Ndaj, për disa shtete anëtare, penalizimi i Serbisë në këtë moment nuk është prioritet. Por sipas të njëjta burimeve, kjo nuk do të thotë që presioni i Bashkimit Europian nuk është në rritje ndaj Serbisë dhe gjithashtu vendi do t’a ketë shumë të vështirë rrugëtimin e saj në integrimin europian në rast se nuk i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Një shembull i presionit politik është edhe draft-rezoluta që propozohet nga eurodeputeti i grupimit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Tonino Picula për të ndërprerë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse vendi nuk u bashkohet sanksioneve të BE-së për Rusinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.