Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës – Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin

14:26 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taks prone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen në bazë të vlerës së tregut dhe reforma do të shtrihet në të  gjithë vendin. Por çfarë e ka vonuar këtë proces deri më tani dhe pse nuk ka funksionuar siç duhet mbledhja e taksës së pasurisë?

Referuar një raporti të fundit të Ministrisë së Financave, mbi monitorimin dhe menaxhimin e financave publike, “reforma për taksën mbi pronën është vonuar për shkak të ngjarjeve të paparashikuara, duke iu referuar në këtë rast tërmetit dhe pandemisë  dhe për rrjedhojë gjatë vitit 2020 Ministria e Financave dhe Ekonomisë, SIDA dhe Agjencia Shtetërore e Taksave kanë arritur një marrëveshje me qëllim shtyrjen e agjendës së reformës për taksën mbi pronën me dy vjet”.

Po ashtu në raport thuhet se edhe pse gjatë vitit 2019-ës, nisi tatimi mbi pronën në bazë të vlerës së zonës fiskale për ndërtesat, duke qene se projekti është i zgjatur, procesi i vlerësimit nuk është kryer ende për shkak të mungesës së cilësisë së të dhënave ose mungesës së të dhënave.

“Faji” për mos mbledhjen e taksave siç duhet, duket se bie mbi bashkitë.  Raporti citon se sistemi i Teknologjisë së Informacionit (TI) është përmirësuar dhe do të jetë gati për taksim. Në këtë aspekt, në vitin 2021 ka filluar një  proces pilot në disa prej bashkive, ku janë zhvilluar trajnime për stafin e tyre. Gjatë vitit 2022, funksionalitetet e sistemit të TI-së janë përmirësuar dhe mbështesin taksimin e pronës. Taksimi i parë i ndërtesave nga  sistemi nuk është bërë, kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit të bashkive në regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave në sistem dhe për shkak të cilësisë së ulët të të dhënave.

Përsa i përket ndërgjegjësimit të tatimpaguesve mbi detyrimet e tyre për tatimin e pronës, thuhet se u krijua dhe u arrit aksesimi i faqes së internetit të  tatimit në Pronë. Gjithashtu, u vendosën në dispozicion materialet informuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.