Autoritetet në Havai kanë paralajmëruar banorët e ishullit se vullkani më i madh aktiv në botë Mauna Loa mund të shpërthejë.
Shkencëtarët kanë thënë se gjatë kohëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të lëkundjeve të tokës, të cilat shihen si sinjale paralajmëruese se vullkani mund të shpërthejë.
Në rast të riaktivizimit të vullkanit, autoritetet kanë thënë se do të duheshin vetëm pak orë që llava të mbërrinte në shtëpitë më të afërta në zonë. Për herë të fundit, vullkani ka shpërthyer në vitin e largët 1984.
Ishulli ku ndodhet vullkani është i banuar nga rreth 200 mijë persona.