Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Gaz Demi: Monstrën Enea Jorgji do e padisim penalisht, do e pastrojmë futbollin nga këta rrugeçër e pisanjosë

22:50 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazment demi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enea Jorgji ishte sot njeriu që vendosi fatet e këtij sezoni duke penalizuar rëndë ekipin e Partizanit që me një penallti skandaloze i hoqi titullin kampion ekipit të kuq. Një vendim që ka shkaktuar mjaft polemika pasi në ambientin e Partizanit ndihen të penalizuar. Në një komunikim për mediat,  presidenti i Partizanit Gaz Demi komentoi takimin.

Cili është komenti juaj për arbitrimin e sotëm dhe penalltinë e dhënë që vendosi fatin e kampionatit?
Unë pas ndeshjes urova kryebashkiaken e Shkodrës dhe sponsorin Z. Xhaferi. U prononcova dhe pak para mediave brenda korrektësisë time, por kur erdha në shtëpi dhe shikoj çfarë lloj penalltie është dhënë pavarësisht se ekipi im s‘më dha ndjesinë që prisja, tani pasi e kam parë disa herë them që ky mostër Enea Jorgji është një i pafytyrë dhe do e shohim çdo bëj rrugës me të, se unë do jem për një kohë të gjatë në futbollin shqiptar.

Si ka mundësi që Partizani jo vetëm gjate këtij kampionati por gjithë vitet e fundit është penalizuar shpesh nga arbitrat?
Për këtë pjesë foli dhe trajneri Ilir Daja dhe ne nga arbitrimi jo korrekt jemi minimumi -6 pikë.  Gol i anuluar ne Fier, gol i anuluar me Teutën në “Elbasan Arena”, gol i anuluar me Laç. Ka dhe shumë të tjera, por po flas për këto raste që gjithë moviolistët i kanë dhënë të drejtë Partizanit. Ne si Partizan do luftojmë që të jemi një pjesë e mirë e rregullave të Fair-Play.

Herën e fundit keni paditur Kridens Meten ne Prokurori ku morët dhe shumë mbështetje. A do të ketë të njëjtin fat dhe Enea Jorgji?
Dëgjova se kish thënë që nuk e bënte pis ndeshjen, por ky qenka një person pa dinjitet që me ketë që ka bërë do mbetet në histori si një Pisanjos që ka njollosur veten në futbollin shqiptar. Patjetër që ne si Partizan me këta rrugeçër do ndjekim gjithmonë rrugët ligjore për të çuar futbollin shqiptar në rrugë të drejtë dhe patjetër një monstër si Jorgji do çohet për ndjekje penale nga ne.

gaz demin Jorgji padisim penalisht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.