Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gazeta italiane: Do paguajmë Shqipërinë 5 herë më shumë se sa na ka kushtuar mbajtja e emigrantëve në territorin tonë

15:52 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 meloni rama afp 1703073804
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

300 mln euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve nga Lindja e Mesme në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës.

Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura në perimetrin e kampit.

Sipas dokumentit, e tërë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre.

Uji i pijshëm është parashikuar të merret nga një depo me pompë, por nëse nuk është mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë qendrën mendohet edhe ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar sasinë e nevojsjhmë të ujit në kamp.

Protokolli i nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 mln eurove.

Shifër kjo, që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se kosotot që italia ka paguar për administrimin e fluksit të emgrantëve në territorin e saj.

Për trajtimin e emigrantëve në qendrat e përheshme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht i Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.