Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazeta më e madhe në Singapor: Piramida në Tiranë do presë qindra të rinj shqiptar për kodim

09:12 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 12 at 09.04.14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti për transformimin e piramidës në qendrën më të madhe të informacionit në rajon, ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Krahas atyre europiane dhe amerikane, sëfundmi edhe “Strait Times”, një ndër gazetat më të mëdha në Singapor i ka bërë jehonë ndryshimeve pozitive në Tiranë. “Strait Times” shkruan se ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.

Rinisja e jetës TECH (Life TECH) në Tiranë

Një muze i ndërtuar në Tiranë, Shqipëri, në vitet 1980-të, për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, është duke u transformuar në qendër trajnimi kompjuterik për të rinjtë, duke fshirë një gjurmë të së shkuarës shtypëse të vendit. Ndërtesa dikur shfaqte sendet dhe fotot personale të Hoxhës, i cili e izoloi Shqipërinë nga bota e jashtme, duke e mbajtur nën një regjim të ashpër Stalinist për 40 vjet, duke ulur analfabetizmin dhe përmirësuar kujdesin shëndetësor, por duke lënë shumë qytetarë në regjimin e varfërisë.

Tani, ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.
Arkitektët projektues, e dizenjuan ndërtesën në formën e Piramidës, duke glorifikuar liderin sipas stilit të Faraonëve të Egjiptit.

Muzeu përfundoi ndërtimin në vitin 1988, 3 vite pas vdekjes së Hoxhës dhe 2 vite para se rendi komunist të rrëzohej, duke i hapur kështu rrugë demokracisë. Perimetri i jashtëm i rinovuar, konsiston në shkallare ku qytetarët mund të ngjiten që të kenë një pamje panoramike të kryeqytetit modern dhe plot gjallëri.

Brendia kubike, veçon ato që duken si sete kontejnerësh të ngecur, të cilat do të shërbejnë si klasa mësimore, duke u ngritur disa kate mbi kupolën e qelqtë fillestare. Shqiptarët për vite ishin të ndarë në mendime sesi ta përshtatnin ndërtesën – ata që vuajtën nën regjimin shtypës të Hoxhës kërkuan që monumenti të rrafshohej, ndërsa të tjerë donin ta ruanin atë si një ikonë arkitekturore.

Strait Times
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.