Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brazil ku gazetarja e korrospondente e CNN, Bruna Masado ka rënë viktimë e një grabitje teksa ishte duke raportuar live në lidhje me rritjen e nivelit të ujit lumin në Sao Paulo.
Në videon e bërë virale shihet se grabitësi ja kishte “vënë syrin” për ta grabitur për rreth dy minuta para se të futej në veprim.
Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti. Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi ky i fundit e ka kërcënuar me thikë në mënyrë që t’I jepte të gjithë celularët që kishte.
Gazetarja së pari i ka dhënë atij njërin telefon dhe më pas tjetrin por për fat të mirë ajo nuk është lënduar.
