Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë

13:43 / May 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 68
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizionin afgan me fytyra të mbuluara, pas urdhrit të talebanëve për paraqitje të tillë.

Më herët gjatë këtij muaji, lideri suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, ka lëshuar një dekret që urdhëron gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën në publik, duke e përmendur burkan si veshje ideale.

Më 21 maj, Ministrja për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka lëshuar urdhrin e njëjtë për gratë që dalin në televizion.

Megjithatë, gratë fillimisht e kanë sfiduar vendimin duke dalë të shtunën në transmetim pa mbulesë.

Megjithatë, më 22 maj, prezantueset gra janë parë me hixhab dhe u janë parë vetëm sytë.

“Ne kemi rezistuar dhe jemi kundër vendosjes së maskave”, ka thënë prezantuesja e televizionit TOLO News, Sonia Niazi për agjencinë e lajmeve AFP.

“Mirëpo TOLO News ka pasur presion dhe ne jemi detyruar ta vendosim atë”.

Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se autoritetet nuk janë kundër prezantueseve gra.

Prej kur kanë marrë kontrollin në gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë lëshuar një numër dekretesh që kufizojnë të drejtat e grave dhe vajzave.

Atyre u është ndaluar dalja në rrugë pa ndonjë familjar burrë, si dhe janë penguar nga shkollimi i mesëm./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.