Duket se revolta e opozitës është zhvendosur në studion e programit “Open”, ku kryetarja e LSI-së, Mokika Kryemadhi, ka akuzuar Eni Vasili dhe Mentor Kikin se janë duke mbështetur mazhorancën.
Kjo akuzë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Eni Vasilit dhe Mentor Kikisë që kanë hedhur poshtë akuzat e kryetares të LSI-së, duke thënë se nëse ka prova ajo do të duhet t’i thotë në emision.
Kujtojmë që pasditen e sotme Kryemadhi ishte në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit, në mbështetje të qytetarëve të cilët në formë demonstrative bllokuan një nga akset më të rëndësishëm rrugor.