Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarët pengohen nga qeveria, mediat në disa duar familjesh

10:27 / June 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
media gazetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga “Zëri i Amerikës”-

Këto janë disa nga gjetjet e raportit vjetor që publikoi Rrjeti “Gazetërët e Sigurtë për Ballkanin Perëndimor” mbi “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri për vitin 2021”.

Raporti thekson se “gjatë vitit 2021 në Shqipëri u regjistruan shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit”. Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar.

“Përdorimi i mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri, thuhet në raport. Mediat janë pëqëndruar tek disa pronarë/familje, të cilët i përdorin ato për ndikime politike dhe përfitime ekonomike”,-thuhet në raport.

Autorja e raportit për Shqipërinë, Blerjana Bino, vlerësoi se “viti 2021 ishte viti i përqëndrimit më të madh të pushtetit politik, me një nivel të lartë korrupsioni, me rënie të fuqisë transformuese në procesin e integrimit europian, me polarizim të skajshëm politik pozitë – opozitë si dhe brenda vet opozitës, si dhe me ndikim të fortë social ekonomik të krizave, e në këto kushte u shtuan vështirësitë për mediat”.

Rrjeti “Gazetarët e sigurtë” ka regjistruar dhe raportuar 14 raste sulmesh fizike kundër gazetarëve të televizioneve News 24, Ora News, Fax News, Top Channel, A2CNN.

Autorja Blerjana Bino thotë se dhuna fizike ndaj gazetarëve është vetëm një pjesë e vogël e vështirësive të tyre të shumëllojshme, nga kërcënimet dhe mungesa e transarencës prej agjencive shtetërore dhe deri tek kushtet e vështira të punës dhe presionet ndaj gazetarëve prej vet pronarëve”.

Raporti mbi Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri thekson se autoritetet në mënyrë të tërthortë bëjnë një mori presionesh që të duket si e vjetëruar gazetaria profesionale dhe ndërkohë ngrihen fushata shpifëse kundër mediave, bëhen padi në gjykatë për shpifje, kërcënimet me padi kundër gazetarëve investigativë.

Raporti thekson se në vitin 2021 vihet re censurë dhe vetëcensurë në redaksitë e mediave në Shqipëri, të cilat vijnë nga presionet politike dhe ekonomike, mungesa e qëndrueshmërisë financiare të mediave, mungesa e profesionalizmit dhe mungesa e etikës dhe e respektimit të të drejtave të gazetarëve.

“Në Shqipëri censura dhe vetëcensura janë më të zakonshme në mediat audiovizive dhe në shtypin, që kontrollohen nga një pjesë e vogël e familjeve të fuqishme, të cilat kanë lidhje biznesesh në tregjet e rregulluara” – thuhet në raport. Ky është viti i dytë që Rrjeti Gazetarët e sigurtë të Ballkanit perëndimor nxjerr raport për Shqipërinë. Njëkohësisht me këtë raport dalin raporte mbi gjendjen e medias edhe për 5 shtete të tjera në rajon dhe për Kroacinë.

gazetare Media
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.