Gazetari investigativ Artan Hoxha, një ditë para 11 vjetorit të protestës së përgjakshme në 21 Janarit, thotë se kryedemokrati Lulzim Basha ka shansin të distancohet për herë të parë nga vrasja e katër protestuesve.
Hoxha thotë se Basha e bëri një gjë të tillë, duke drejtuar gishtin nga Sali Berisha, me deklaratën e tij më 13 dhjetor të vitit të kaluar, por ai tashmë duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve për të sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes, si kush ishte urdhëruesi, kush qëlloi dhe kush dha urdhër të fshihen ngjarjet.
Reagimi i plotë:
Në një deklaratë të bërë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, me 13 dhjetor 2021, Lulzim Basha tha: “Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar. Por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, ….Ngutet frikacaku (Sali Berisha) dhe ngutja e frikacakut, i ka kushtuar PD-së në 30 vite”…. Me këtë deklaratë publike, për herë të parë pas 11 vitesh nga protesta e 21 janarit 2011, Lulzim Basha, ish/ministri i brendshëm në momentin që ndodhën vrasjet e 4 protestuesve, u distancua qartazi nga shefi i tij, ish/kryeministri Sali Berisha. Dashur pa dashur, ndoshta në inat e sipër, por për herë të parë publikisht, Lulzim Basha, e drejtoi gishtin tek Sali Berisha, si autor i vrasjeve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”… Nesër është pervjetori i 11-të i protestes se 21 janarit, dhe Lulzim Basha, për herë të parë është i lire dhe i distancuar nga Sali Berisha.
Tani, ish-ministri i brendshëm në 21 janar 2011, Lulzim Basha, ka mundesinë të dëshmojë, cila është e vërteta e asaj masakre. Kush urdhëroi për të vrarë protestuesit e pafajshëm, ndërsa demostrata ishte drejt fundit? Cilët janë autorët direkt te vrasjeve? Kush urdhëroi të fshiheshin gjurmët e vrasjeve, te fshiheshin pamjet e kamerave të kryeministrisë në mesnatën e 21 janarit dhe te prishej vendngjarja?! Kush urdheroi pengimin e hetimeve te 4 vrasjeve nga prokuroria?! Cili dha urdher qe Policia e Shtetit, të mos ekzekutonte 6 urdhërarrestet e firmosura nga prokuroria, për drejtuesit e Gardës së Republikës?!