Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari Artan Hoxha: Ish-deputeti Alqi Bllako ka humbur gjurmët

23:53 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka konfirmuar se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk është prangosur dhe nuk ndodhet në asnjë prej institucioneve ligjzbatuese. Në një lidhje me emisionin “Log.”, Artan Hoxha tha se është interesuar në SPAK por nuk ka asnjë konfirmim mbi vendndodhjen e ish-deputetit Bllako. Po ashtu, shtoi se është interesuar personalisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por në asnjë nga institucionet nuk ndodhet i ndaluar Alqi Bllako.

“Duke filluar që nga SPAK-u nuk reagon zyrtarisht se cila është gjendja e personit Alqi Bllako, është ndaluar, është arrestuar, apo është larguar. Ai e ka telefonin e fikur. Unë u takova me avokatin e tij, i cili është i pajisur me prokurë nga avokati i vetë por nuk ka pasur kontakt. Dje e ka marrë prokurën.

Kjo e bën qesharake situatën. Është e vërtetë se ai është i biri i një polici të vjetër. Kjo është situatë sa komike dhe tragjike. Do të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi me kryeprokurorin Adriatik Llalla, që do të thotë se policia duhet ta mbante nën mbikëqyrje.

Zoti Llalla nuk u arrestua fare. Policia duhet të ushtrojë kontrollet në të gjitha adresat, të kontrollojë pikat kufitare dhe më pas mund të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Gjithë ditën u tha se ai u dorëzua. Kam komunikuar me Drejtorinë e Burgjeve, më Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dhe të dyja këto institucione më konfirmojnë se ky person nuk është i ndaluar” – tha gazetari Artan Hoxha.

deputeti Gazetari gjurmet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.