Gazetari Elton Qyno u shpreh se deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës janë në sinkron, pasi janë njerëz që flasin pothuajse çdo ditë.
Ai tha se prokurorët nuk është se i kanë pasur vetëm këto vite të SPAK-ut kërcënimet, pasi ata prokurorë aty kanë qenë me Krimet e Rënda ku është bërë një punë kolosale
Qyno: Po të shohësh deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës janë në sinkron, pasi janë njerëz që flasin pothuajse çdo ditë dhe çdo javë drekojnë dhe pinë bashkë. Kjo është e ditur. Prandaj i kanë sinkron deklaratat. Bëhet një plan gjatë fundjavës dhe hidhe gjatë javës në medie.
Prokurorët nuk është se i kanë pasur vetëm këto vite të SPAK-ut kërcënimet. Ato prokurorë aty kanë qenë me Krimet e Rënda ku është bërë një punë kolosale, në raport me ato që kanë bërë këta në 3 vite. Aty ka pasur njerëz dhe ka që shantazhohen dhe kërcënohen, por ama bëjnë punën e tyre konform ligjit.
