Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari britanik “mbron” shqiptarët: Pse i keni ofenduar? Ministri britanik: Nuk jam penduar

13:35 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
553171
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, ka artikuluar deklarata që kanë ngjalluar mjaft debate për shqiptarët, dhe kjo u pasua me një notë verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe. “Stafi ynë po punon për t’i gjetur shqiptarët, për t’i arrestuar, për t’i sjellë në aeroport dhe kthyer në Tiranë. Këta janë jo vetëm emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë”,-tha pak ditë më parë ministri. Ministri ka reaguar sërish pas deklaratës së tij për emigrantët shqiptarë, ku në një emision në Angli me gazetarin Nick Ferrari ka thënë se nuk është penduar për deklaratën. Në këtë pikë ka qenë gazetari ai që ka debatuar me ministrin britanik, duke i thënë se ka ofenduar emigrantët shqiptarë.

Gazetari Nick Ferrari: Si konstruktive?

Ministri Jenrick: Dëshiroj që të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.

Gazetari Nick Ferrari: Përse i keni ofenduar atëherë?

Ministri Jenrick: Ajo që duhet të bëjmë dallimin është diaspora shqiptare këtu të cilën e respektojmë dhe dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë sa më afër që të kemi mundësi, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla. Është e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është në fokus të veçantë të Kryeministrit për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar dhe ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt.

Gazetari Nick Ferrari: Ju citohet që të keni thënë “unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar për të gjetur shqiptarët, për t’i ndalur ata, për t’i dërguar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë’. Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria. Imagjinoni sikur një shtet tjetër të bënte këtë deklaratë për britanikët.

Ministri Jenrick: Thelbi është se ata individë që vijnë këtu ilegalisht largohen nga oficerët e mi të emigracionit dhe i kthejnë në vendet e tyre.

Robert Jenrick
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.