Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gazetari: Detaji në vrasjen e Liridonës që “zbërthen” ngjarjen

22:01 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liridona ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Vullnet Krasniqi është shprehur se Naim Murseli, autori i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është përpjekur të ngarkojë me përgjegjësi vrasësin Granit Plava, sikur ky i fundit ka devijuar nga plani. Kjo pasi sipas tij, Naimi pretendon se nuk ka pasur plan për vrasjen e Liridonës.

Komentet Krasniqi i bëri në një lidhje me emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku thotë se kanë qenë pamjet që disponon Prokuroria ku Naim Murseli shfaqet duke i dhënë para Granit Plavës për vrasjen e Liridonës, ato që bëjnë direkt përgjegjës Naimin.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një bisedë me vëllain e Kushtrim Kukallës, i cili është shprehur i revoltuar se përse i është përmendur emri në dëshmitë e tyre në Prokurori.

“K.Kokalla është polic me profesion, babai i Kushtrimit. K. është përmendur disa herë në dosje. Meqënëse ka dalë dëshmia, kjo është një temë e re që do të diskutohet, për shkak të raporteve të miqësisë së hershme që kanë pasur dy familjet.

Vëllai i Kushtrim Kokallës më ka thënë se Naimi ka pasur një bisedë me bashkëshorten e tij dhe ata kanë dalë në një darkë dhe e kanë sqaruar aty. Ai ka qenë shumë i prekur se përse ata e kanë përmendur aty. Fillimisht sipas të gjitha gjasave siç thotë Kushtrimi, Naimi i ka kërkuar Kushtrimit ta kryejë aktin, ai nuk ka pranuar dhe ai ka gjetur dikë tjetër.

Pra kjo është tronditëse, pasi Kushtrimi e ka ditur para një viti planin, po ashtu ai e ka ditur që nga momenti i vrasjes se vrasësi ka qenë Naimi. Nga të gjitha dëshmitë që këta të tre kanë dhënë, unë kam vërejtur një detaj.

Ai përpiqet ta ngarkojë Granit Plavën me një akuzë, pasi nëse e lexoni deklaratën, ai thotë se ka pasur një plan, por jo deri në vrasje. Por unë mendoj se kjo nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria ka faktet kur Naimi i jep paret Granitit”, tha Krasniqi.

Liridona Ademaj Naim Murseli Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.