Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gazetari Ferhati: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

23:01 / September 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
XUEX
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mashtrimi përmes skemave piramidale si XUEX është tema e sotme e diskutimit në emisionin Opinion. Gjatë diskutimit në studio, gazetari Eni Ferhati zbuloi disa detaje nga hetimet.

Sipas tij, pas skemës piramidale XUEX që ka mashtruar mbi 10 mijë qytetarë dhe ka përfituar deri në 10 milionë euro, fshihet një identitet i dyshuar si inteligjencë artificiale, ndërsa hetimet nga Prokuroria e Fierit janë në zhvillim.

Pjesë nga biseda:

Ferhati: Hetimet kanë nisur shumë kohë më parë se të fliste z. Braçe për këtë histori. Sepse mesa duket aty, Leon Smith, profesori britanik i imagjinuar… sepse grupi hetues ka dyshime. Deri në këto momente, nuk është një person fizik. Leo Smith për grupin hetimor të Prokurorisë së Fierit mendohet të jetë një robot, pra inteligjencë artificiale, por pas Leo Smith-it është edhe një person fizik, që po fiton paratë.

Fevziu: Pra, po na vjedhin robotët?

Ferhati: Po, patjetër që po na vjedhin edhe robotët. Policia, me agjentë të infiltruar, po përpiqej të penetronte në këto grupe të Leo Smith. Investuesit fillestarë kanë përfituar vërtet para, si në Lushnjë dhe Divjakë, dhe janë joshur edhe persona të tjerë. Nëse e mbani mend, Rrapush Xhaferri thoshte se fondet e Xhaferrit do të shterrojnë kur të shterrojnë oqeanet. Slogani i kësaj platforme ishte: ‘Investo një herë dhe do kesh investime të përhershme.’ Nëse regjia na ndihmon, kishte edhe postera nëpër lokale. Në këtë kohë, Policia dhe Prokuroria e Fierit kishin arritur që të…

Fevziu: Ky është poster?

Ferhati: Po, poster në një lokal të Lushnjës. Shitej si diçka e ligjshme, por në të vërtetë qindra qytetarë po prekeshin.

Fevziu: Sa janë prekur?

Ferhati: Nuk ka shifra zyrtare. Mund të them që jo vetëm në Lushnjë, Divjakë, mund të themi se mund të jenë mbi 10 mijë persona që janë bërë pjesë e kësaj platforme duke u mashtruar. Bëhet fjalë për deri në 10 milionë euro deri në këto momente…

eni ferhati leon smith platforme robot xuex
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.