Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetari flet pas dhunimit: Nuk i njihja autorët. Goditën gruan në fillim, më pas erdhën drejt meje

16:15 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ftt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i Lezhës, Elvis Hila është shprehur se nuk i njihte më parë dy personat që e dhunuan dje për shkak të detyrës dhe se nuk ka informacion nëse kanë pasur më herët precedentë penalë.

Ai tregoi për “Panorama TV” se gjithçka nisi pas një lajmi të publikuar në mediat ku ai punon, për dënimin e një personi me burg nga ana e Gjykatës së Lezhës. Pas kësaj, dy të afërm të të dënuarit, e kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar gazetarin.

Elvis Hila: Gjithçka nisi me një lajm të publikuar në mediat ku unë punoj për dënimin e një personi nga ana e gjykatës së Lezhës. Siç duket, diçka e tillë nuk i ka pëlqyer familjarëve në fjalë. Ishte djali i të dënuarit që më ka telefonuar ditën e djeshme dhe më ka kërcënuar. Rreth një orë e 30 minuta më vonë, jam telefonuar nga një numër tjetër, që më kërkoi për t’u takuar.

Në atë momente, po merrja bashkëshorten time tek puna. Më pas kishim lënë takim. Shkova me automjetin tim ku ishte dhe bashkëshortja. Në atë momente, në bulevardin e qytetit, ishte i parkuar një mjeti tip Golf 6 dhe doli personi që më kishte telefonuar, së bashku me djalin e të dënuarit nga gjykata e Lezhës. Më kërkuan që të hapë krahun dhe më kërkuan të zbresë nga makina. Kishin një qëndrim aspak normal, nuk pranova që të zbresë nga makina. Më pas, më janë afruar tek dera e makinës duke më kërkuar llogari për publikimin e lajmit.

Është një vendim publik i dhënë nga gjykata e Lezhës. Nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar. Janë afruar tek makina duke më kërkuar llogari, duke më sharë dhe ofenduar. Bashkëshortja duke parë se po agravohej situata, doli nga mjeti për t’i larguar personat në fjalë. Ajo tentoi të telefonoi policinë, por në atë moment i hoqën telefonin nga dora dhe e goditën. Më pas, ata erdhën drejt meje duke më goditur me shkelma dhe grushte.

Dhuna Elvis Hila Gazetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.