Pas publikimit të përgjimeve ka reaguar edhe gazetari i Bild, Peter Tiede, i cili edhe më herët u akuzua si i blerë nga opozita për një shkrim të publikuar më herët në median gjermane.
Me një status në rrjetet sociale Peter Tiede thotë se në Shqipëri “mafia po e qeveris vendin”.
Postimi i gazetarit Peter Tiede
Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.
Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?
Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.
Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.
Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.
Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë.

