Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari i New York Times përgënjeshtron Berishën: Akuza se Rama më ka paguar 150 mijë euro për shkrimin, e rreme

09:59 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fdhfdsghgfdh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.

Në një postim në rrjetin social “X” ai shkruan: Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme.

Kujtojmë se një ditë më parë kreu i PD, në një konferencë për shtyp tha se artikulli ishte i sponsorizuar.

“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.


Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike. Karma është ashtu siç e do ai vetë.


Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli”, tha Berisha.

New York Times Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.