Gazetari Vehbi Kajtazi akuzon shtetin për vdekjen e hallës së tij në QKUK, ndërsa rrëfen trajtimin e familjares.
Siç shkruan ai, për 73-vjecaren kanë thënë se nuk është e infektuar me Covid – 19, ndërsa kur ka vdekur i kanë thënë se ka dalë pozitive.
“Rasti i djeshëm i raportuar në media ka të bëjë me vdekjen e hallës sime. Mjeket Vazhdimisht me kanë thënë se është negativ, deri ditën e vdekjes. Dje me thanë se ka dalë dy herë pozitiv. Unë kam insistu ti bëhet autopsia. Rezultati i sotëm për Covid 19 del të jetë negativ.
Ky rezultat dëshmon se njerëzit janë duke vdekur sikurse kafshët, pa trajtim të duhur, pa ilaçe, me neglizhencë. Halla ime mbase do të mbijetonte po të pranohej me kohë në njerën prej klinikave të specilizuara. Por, ajo u la në Mjekësi Sportive derisa ra në koma.
Ditën e transferimit nga Peja në Prishtinë për më shumë se tri orë nuk është pranuar në asnjë klinikë. Pas praninit në mjekësi sportive, mjeku me emrin Benjamin më ka lutur që të bëj çmos për ta transferuar në Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra në koma, tri ditë më vonë është transferuar në Intensive, ku ka pasur kujdes të madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashmë ishte vonë. Hallës sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotëm i Mjekësisë Ligjore më detyron të dyshoj në trajtim të duhur. Për këtë arsye unë, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin për vdekjen e saj!”, shkruan gazetari.