Gazetari i mirënjohur italian, Karlo Pelegati, i cili si ç’dihet ka edhe lidhje të ngushta me klubin e Milanit, është shprehur i mahnitur nga parqqitjet e talentit shqiptar Armando Broja tek ekipi i Sauthemton-it në Premier League.

Teksa zhvlilloi një bashkëbisedim me tifozët kuqëzinj në rrjetet sociale, Pelegati, u pyet nga ata se kë pëlqente më shumë mes Brojës dhe Skamakës për sulmin e Milanit. Në përgjigjen e tij, gazetari ka “injoruar” sulmuesin e kombëtares italiane para Brojës, duke zgjedhur pa asnjë mëdyshje shqiptarin.
“Orixhi është më i afërti me Milanin në letër. Gjithsesi unë preferoj Brojën sepse kërkoj lojtarë ndërkombëtarë dhe ai duket më i pjekur se Skamaka për të luajtur në një ekip të madh. Më shumë se në një nivel teknik, unë do ta shoh këtë gjë në një aspekt tjetër. Kjo është arsyeja pse bilanci është më shumë te lojtari i Sauthempton”, tha Pelegatti.
