Gazetari i njohur Roland Qafoku ka reaguar pas monologut të Adi Krastës i cili u rikthye në ekran, këtë herë në T7 në Kosovë.
Sipas Qafokut gazetari nuk është se si flet në ekran, por terreni, si investigon dhe analizon.
“Mund të quhet fjalim, ligjërim, monolog, One man shoë, e gjithëfarësoj, por aman, për atë Zot, mos e quani gazetari. Të paktën ju kolegë gazetarë. Ju për të cilët terreni ka qenë zyra juaj dhe e dini me djersë se çdo të thotë gazetari. Gazetaria nuk është se si flet në ekran, por çfarë raporton, si raporton, si shkruan dhe çfarë shkruan, si investigon dhe si analizon. Mos u kompleksoni nga “yjet e netëve të gjata”. Në rastin në fjalë nuk e kam fare fjalën për qendrimin politik. Kjo është komplet një gjë tjetër. Vetëm për gazetarinë, profesionin më të bukur në botë siç thoshte Markerzi. Dhe mjeshtri nuk e kishte kultivuar duke mbajtur fjalime. Pikë”, shkruan Qafoku.