Gazetari Julian Kasapi i ftuar në Open mbrëmjen e sotme, ku po flitet për fëmijët shqiptar që kanë mbetur në kampin Al Hol, lexoi live një mesazh nga kampi.
Në mesazhin që lexoi gazetari, nga njëra prej nënave thuhet:
“Shteti e di shumë mirë është në gjendje të gjendjes sonë, çfarë kërcënimi pati Kosova që mori gra e fëmijë, ata sot ndodhen në vendin e tyre, jo askund ,nuk i terrorizon askush, pse nuk bëhet diçka për ne”.