Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gazetari: Nëse Irani shpërbëhet, radha i vjen Turqisë

22:58 / March 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dritan Hila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Dritan Hila ishte i ftuar në emisionin “Now”, ku komentoi për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit ndaj Iranit nga Izraeli dhe SHBA. Ai theksoi se ky konflikt nuk është një luftë që ka nisur për iniciativë presidentit Donald Trump, por më shumë është rezultat i aparateve shtetërore dhe grupeve të fuqishme që kërkojnë destabilizimin e regjimit iranian.

Ai paralajmëroi se në rast të shpërbërjes së Iranit, Turqia, si një vend me mbi 100 milionë banorë dhe traditë 600-vjeçare perandorake, mund të jetë aktori i radhës që do të ndikojë në stabilitetin rajonal, duke e bërë situatën në Lindjen e Mesme shumë të ndërlikuar dhe të paparashikueshme

“Po mirë, po u shpërbë dhe Irani, atëherë kujt i vjen radha? I vjen radha Turqisë. Por, më fal pak, po erdhi puna te Turqia, sepse je duke folur për një popull prej 100 milionësh, i cili është në avangardë të teknologjive të ushtrisë, ka një të kaluar perandorake prej rreth 600 vjetësh dhe nuk e harron atë historikisht. Ndikimi i saj është i gjerë, fillon nga uji i gurët e Kinës e shtrihet deri në Algjeri, dhe kjo e bën lojën shumë komplekse. Nuk është thjesht një lojë politike e zakonshme; këtu bëhet fjalë për një përzierje të historisë, fuqisë teknologjike, interesave rajonale dhe ndikimeve kulturore që mund të shpërthejnë në çdo moment. Pra, çdo lëvizje në këtë skenar ka efekt zinxhir dhe kur flasim për Turqinë, nuk është vetëm një shtet që duhet të mbikëqyret për kufijtë e saj, por një aktor kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejt në balancën e fuqisë në gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, tha Hila.

Hila gjithashtu shpjegoi se konflikti ka një dimension strategjik dhe teknologjik të thellë, duke prekur programin bërthamor iranian dhe interesat amerikane dhe izraelite. Ai theksoi se ndërprerja e negociatave në Gjenevë dhe mospranimi i Iranit për të hequr dorë nga pasurimi i uranit kanë rritur tensionet, ndërsa sipas inteligjencës amerikane, programi bërthamor nuk është ndërprerë, por po transformohet në një mjedis të ri.

“Është një luftë vlerash dhe interesa, dhe edhe pse pati ndërhyrje diplomatike nga SHBA për të shmangur dhunën dhe destabilizimin, situata mbetet e tensionuar. Rreth 79% e amerikanëve janë kundër luftës,” përfundoi Hila.

dritan hila irani lindja e mesme sulm Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet kufiri moshor për policinë/ Ndryshojnë kriteret e pranimit, deri në 35 vjeç për patrullën

12:08 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.