Gazetari nga Kosova Valon Syla ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Bledi Mane, ku ironizoi se si ushqehen kosovarët duke thënë dhe se ata nuk përdorin akoma vajin e ullirit.
Në një postim në rrjetet sociale, Syla jep me ironi një manual se si të porosin kosovarët në restorantet e Shqipërisë. Ai shprehet se në restorantet e Shqipërisë, pavarësisht se e kanë rizoton në menu, nuk dinë ta gatuajnë dhe të sjellin gjithmonë pilaf kur porosit rizoto.
“Kur shkoni në Shqipëri, edhe që se hani, lypni vaj ullini, thuj le qitu në tavolinë ta shohim, se nuk e hajmë. Por mas kësaj mos gaboni me lyp keçapin e majonezin…
Edhe lypni djegëst. Ata i thojnë pikante, se s’kanë se nuk e hajnë e i nxeni ngusht. Por në asnjë mënyrë mos lypni rizoto, ma mirë ja u qet me pilaf, se e kanë në menu por s’dinë me bo, çfardo rizoto me lyp, vjen si pilaf. Kështu që lypne origjinalin”, shkruan Valon Syla.

