Është e disata herë që gazetari i njohur Abdurahim Ashiku shkruan nga emigracioni për shqetësimet e dibranëve. Kohët e fundit ai bashkohet me bashkëatdhetarët që kundërshtojnë ndërtimin e HEC të Skavicës, me mendimin se një pjesë e mirë e historisë, tokave dhe pasurive të tjera të Dibrës përmbytet nga ky HEC.
Sot Ashiku ka ndjekur takimin e ish Presidentit Berisha në Peshkopi dhe është habitur se si nuk doli një dibran për të pyetur për problemet e Dibrës, për Skavicën dhe të tjera.
Postimi i gazetarit:
A ka dibranë në Dibër?
Këtë pyetje i bëra vetes sot tek ndoqa Berishën në Dibër.
Këtë pyetje ua bëj të gjithëve.
Të gjithë ata që u ngritën nuk bënë asnjë pyetje për problemet e Dibrës, për Skavicën dhe të tjera. Thurën temena për Berishën, e bënë gjigand, timonier të madh dhe shanë e mallkuan Bashën e Ramën.
Ndoqa edhe “Foltoren” në Korçë. Pashë kulturë e mendim të pjekur intelektual.
Dhe ju lutem hiqeni nga fjalori fjalën se mendja ka qëndruar në Dibër…