Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe tha gjatë emisionit “Ora Sport” se bojkoti i kampionatit shqiptar duhet të bëhet në mënyrë inteligjente.
Sipas tij, nëse nuk arrihen të plotësohen të gjitha kërkesat e klubeve dhe Ligës Profesioniste, të paktën të plotësohen 50 përqind e tyre.
Sulçe theksoi se: “Ne si popull nuk kërkojmë shumë.Ndaj jemi kjo lloj kategorie në fund të Europës përsa i përket shumë gjërave. Mua më pëlqen bojkoti. Në Francë ngrihen në protestë vetëm se rritet disa cent çmimi i naftës. Ka vuajtur jashtëzakonisht por është shpëtuar nga disa të “çmendur”, presidentë futbolli që kanë dhënë gjithçka. Përpos problematikës që kanë, disa futbollistë në të zezë që nuk sigurojnë dot as pensionin. Prandaj më pëlqen bojkoti. Këto pika mund të mos realizohen të gjitha, por mund të realizohen 50 përqind. Tirana shkoi në Europë dhe sikur të fitonte 3 mln euro, një pjesë e mirë i shkon shtetit si TVSh. Kjo më pas ta riinvestojë në sport. Bojkoti duhet të jetë inteligjent.”